-
Kronikë
Braçe poston rastin e një studenti dhe denoncon institucionet financiare: Janë kthyer në makth me borxhet e shpejta, me kontrata të paqarta e pa transparencë
Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka postuar rastin e një studenti, i cili ka marrë një borxh të tillë “Iute Credit” dhe tashmë borxhi po e mbyt. Braçe shkruan se studenti nuk mundi të paguaj këstet e borxhit të marrë nga shtatori në janar, kjo edhe për shkak të krizës së COVID, ndërsa ky institucion financiar vuri në lëvizje përmbarimin duke i kërkuar tani studentit dyfishin eborxhit dhe duke i bllokuar edhe rrogën.
5 Shtator 2021, 17:57