Braçe poston rastin e një studenti dhe denoncon institucionet financiare: Janë kthyer në makth me borxhet e shpejta, me kontrata të paqarta e pa transparencë

Braçe poston rastin e një studenti dhe denoncon institucionet financiare: Janë kthyer në makth me borxhet e shpejta, me kontrata të paqarta e pa transparencë

Erion Braçe dhe denoncimi

Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka denoncuar sot institucionet financiare që japin borxhe të shpejta në vend, ndërsa thotë se janë kthyer në një makth për qytetarët. Në Facebook, Braçe ka postuar rastin e një studenti, i cili ka marrë një borxh të tillë “Iute Credit” dhe tashmë borxhi po e mbyt.

Braçe shkruan se studenti nuk mundi të paguaj këstet e borxhit të marrë nga shtatori në janar, kjo edhe për shkak të krizës së COVID, ndërsa ky institucion financiar vuri në lëvizje përmbarimin duke i kërkuar tani studentit dyfishin e borxhit dhe duke i bllokuar edhe rrogën.

"Jeni ndjerë të mashtruar dhe grabitur me borxh të shpejtë? Urdhëroni lexoni në foton e dyte; është mesazhi që mora sot nga një student që edhe punon. Ka marrë një borxh të shpejtë në një institucion financiar borxhi, jo bankë dhe borxhi po e mbyt! E zuri kriza e COVD në 2019-2020,  nuk mundi të vijonte pagesat e rregullta nga shtatori në janar, vunë në lëvizje përmbarimin, tani i kërkojnë dyfishin e borxhit të marre, i bllokojnë rrogën duke e zhytur në një gropë edhe më të thellë se ajo ku ishte kur mori një borxh te shpejte!", thotë Braçe.

Ai shton se këto institucione financiare operojnë me kontrata të paqarta dhe të dyshimta pa transparencë. Ai vë theksin edhe te nevoja e ngritjes së një agjencie publike për mbrojtjen e konsumatorëve, pasi momentalisht nuk ka asnjë institucion të ngarkuar për këtë.

"Kush i mbron këta te rinj, studente? Askush! Janë nën kamxhikun e ashpër të këtyre institucioneve financiare të borxhit. Askush nuk e di sa shume janë! Po flas vetëm për këto institucione, në periferi të mbikëqyrjes financiare por te shtrira kudo në lagje qytetesh të mëdha, në qytete të vogla, madje deri nëpër fshatra. Janë kthyer në makth borxhet e tyre të shpejta, me kontrata të paqarta, të dyshimta e që ne fund qytetarët por edhe bujqit i shquajnë si grabitje! Duhen mbrojtur njerëzit, nuk mund të grabiten kështu! Deri tani, nuk ka asnjë institucion të qarte që mbron konsumatorin financiar nga këto institucione, nga këto borxhe dhe procedura që duken ai grabitje. Nuk ka as transparence, as qartësi! Duhet të ndertojmë një agjenci te re, publike, e cila te mbrojë konsumatorin nga borxhe te tilla, të dyshimta e jo të qarta, të institucioneve jo banka por edhe te bankave vetë! Duhet bërë tani para se rreshti i njerëzve nën këtë regjim borxhi të bëhet shumë shumë i gjate dhe fatalist!", shkruan Braçe.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • studentit: 05/09/2021 19:00

    po vec me qene budall e me i pagu. ty nuk kane se cfare te te marin, regulloji gjerat qe ti lesh si mut keta te iute-s. nuk arijne ta kuptojne keta se gjerat kane ndryshuar ... po shume shume thelle.

    Përgjigju
    • Edmond: 06/09/2021 07:08

      E ka bazuar ne ligje , dhe ne kur marrim kredi ose borxh nuk e lexojm kontraten ,aq me keq qe keta jan ne zyra si bodrum , dhe po ta lexojm nuk e kuptojm dot , esht mbytese per disa kategori njerezisht , per mua ngelet thjesht nje vendim i jashtligjeshme pa ekzektuar te permbarimi . I

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja