-
Kronikë
Të riut nga Prizreni i vodhën makinë luksoze në Milot, flet babai: Grabitësit iu afruan me fenelina policie, më pas qëlluan në ajër me armë! E pyetën nëse mjeti kishte GPS
Makina luksoze “Audi Q7” me vlerë 42 mijë euro në pronësi të një 21-vjeçari nga Prizreni që u grabit në Milot, është vjedhur nga një mjet që mbante fenelina policie. Babi i Meriton Ahmetajt, të riut që iu vodh vetura, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me armë në kokë.
7 Shtator 2021, 10:21