Të riut nga Prizreni i vodhën makinë luksoze në Milot, flet babai: Grabitësit iu afruan me fenelina policie, më pas qëlluan në ajër me armë! E pyetën nëse mjeti kishte GPS

Të riut nga Prizreni i vodhën makinë luksoze në Milot, flet babai: Grabitësit iu afruan me fenelina policie, më pas qëlluan në ajër me armë! E pyetën nëse mjeti kishte GPS

Audi Q7 që u vodh mbrëmjen e së dielës në Milot

Makina luksoze “Audi Q7” me vlerë 42 mijë euro në pronësi të një 21-vjeçari nga Prizreni që u grabit në Milot, është vjedhur nga një mjet që mbante fenelina policie. Babi i Meriton Ahmetajt, të riut që iu vodh vetura, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me armë në kokë. Rrahman Ahmetaj sqaroi se të rinjtë fillimisht kishin menduar se i ndaloi policia për shkak të fenelinave që kishte mjeti, por kuptuan vonë se kishin rënë pre e grabitjes.

Edhe pse policia e Lezhës tha dje se nuk ka pasur përdorim të armës, sipas babait të 21-vjeçarit të grabitur, i biri është kërcënuar me armë në kokë dhe ka pasur të shtëna në ajër. Rrahman Ahmetaj shtoi se autorët para se të merrnin makinë e kanë pyetur nëse mjeti kishte GPS dhe më pas janë larguar në drejtim të Morinës.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva. Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë.  Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit. Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marrë. Grabitësit i thënë a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës”, tha babai për mediat kosovare.

Makina 'Audi Q7' me targa 04-599 FO, u vodh mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Pronari i mjetit luksoz Meriton Ahmetajt tha se makina iu morr nën kërcënimin e armës, ku një mjet me 3 persona brenda i kanë bllokuar rrugën, ndërsa policia e Lezhës tha se gjatë vjedhjes nuk janë përdorur armë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë