-
Kronikë
Përmbysja e makinave në tunelet te ish-dogana, inxhinieri i sigurisë rrugore në Report Tv: Të përmirësohet sinjalistika! Kur aksidentet bëhen për faj të rrugës, dëmet i paguan kontraktori
Tunelet te nënkalimi i Shqiponjës janë kthyer në burim aksidentesh ku vetëm ditët e fundit janë përmbysur disa makina për shkak të kthesës së fortë dhe mungesës së sinjalistikës. Inxhinieri i Sigurisë rrugore Spartak Tarka tha në Report Tv se duhet rregulluar sinjalistika. Ai siguroi se rrugët në Shqipëri auditohen dhe inskeptohen nga ekspertët, të cilët japin rekomandimet e tyre kur duhet ndërhyrë në akse për përmirësimin e tyre.
15 Shtator 2021, 12:31