Përmbysja e makinave në tunelet te ish-dogana, inxhinieri i sigurisë rrugore në Report Tv: Të përmirësohet sinjalistika! Kur aksidentet bëhen për faj të rrugës, dëmet i paguan kontraktori

Kthesa e fortë e tuneleve nëntokësore të krijuara në sheshin ish-Shqiponja janë kthyer në problematike të madhe ku mjetet dhe pse me 30 km në orë, shumë prej tyre janë përmbysur në rrugë. Inxhinieri i sigurisë rrugore, Spartak Tarka tha në Report Tv se qëllimi i këtij tuneli është projektuar pikërisht për të mos u ulur shpejtësia kur vjen nga Durrësi apo kur del nga Tiranë që mjetet të vijojnë të ecin me 70-90 km në orë. Por që nga hapja e tuneleve, edhe pse mjetet hyjnë me 30 km në orë ata batohen në rrugë, dhe për ekspertin kjo ndodh për faktin se aty është ende kantierë ndërtimi dhe duhet të punohet me sinjalistikën.

"Edhe ajo rrugë i është nënshtruar auditimit, projekti është bërë nga projektues të sigurisë rrugore. Fenomene të tilla të makinave të përmbysura apo aksidente ndodhin sa herë kemi ndryshime në gjeometrinë e rrugëve dhe drejtuesit duhet të mësohen. Qëllimi i ndërtimit të tunelit është pikërisht që mjetet të mos e ulin shpejtësinë ku mjetet do  kalojnë më 70-90 km në orë. Pra qëllimi është të mos ulet shpejtësia kur vjen nga Durrësi apo kur del nga Tirana, por të vijohet me shpejtësi të njëtrajtshme", tha Tarka.

Inxhinieri i sigurisë rrugore, Tarka tha se bypass i Fierit dhe  Fier-Vlorë janë akset e vetme në vend që plotësojnë 90 % të kushteve për t'u quajtur autostradë. Tarka tha se janë rrugët që janë përgjegjësi e ARRSH isnpektohen vazhdimisht dhe jepen rekomandime se kur duhet ndërhyrë apo përmirësuar sinjalistika në mënyrë që të mos kthehen në burim aksidenti.

"Inspektimi i sigurisë rrugore bëhet për rrugë të përfunduara dhe auditimit bëhet për projektet e rrugëve para se të fillojë zbatimi në terren. Të gjithë rrugët që janë në kontratë të ARRSH i janë nënshtruar inspektimit të sigurisë rrugore. ARRSH inspekton rrugët sa herë të jetë e nevojshme. Bypass i Fierit dhe Fier-Vlorë është një rrugë që plotëson 90 % të elementëve për t'u quajtur autostradë. Çdo rrugë ka nevojë për mirëmbajtje dhe inspektim pasi me kalimin e kohës amortizohen dhe kthehet në shkak për aksident", tha Tarka

Gjithashtu kur një aksident faktohet nga ekspertët se ka ndodhur për shkaka të rrugës dhe mungesës së sinjalistikës, atëherë dëmet paguhen nga konktraktori. Eksperti Tarka u shpreh se dëmet e rrugës dhe mjetit të aksidentuar duhet të paguhen nga kontraktori i rrugës që nuk ka ndërhyrë për përmirësimin dhe rregullimin e saj.

"Kur bëhet një aksident dhe ekspertët faktojnë që ka ndodhur për shkak të rrugës dhe mungesës së sinjalistikës, faji është i kontraktorit që e mirëmban atë rrugë dhe ai duhet të paguajë dëmet e bëra. Në këtë rast duhet të jetë kontraktori që duhet të jap dëmshpërblimin për dëmin e rrugës, mjetit dhe aksidentit", tha Tarka.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 16/09/2021 10:41

    Qe nga ura tek kthesa e Kamzes tabelat fillojne nga 40km/h deri ne 20 ne hyrje te tunelit ndersa makinat hyjne nga 110 deri ne 80km/h. Sinjale ka plot dhe rruget jane permiresuar por mos beni pordh duke ec shpejt dhe ankoheni per sinjalistiken

    Përgjigju
  • xxx: 15/09/2021 11:41

    O inxhinjer targa makina me 30 km. ne ore nuk batohet kurre ne ate kthese ju mbi 100 km. ju duket 30 km. ne ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri