-
Politikë
Paloka e akuzoi se shkon në Kuvend me makinë 'Bentley' 270 mijë euro, zv.kryeministri e mohon: Është 28 mijë dollarë! Shpërndave një lajm qorr e thuthuq
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat që vijnë në drejtim të tij nga opozita, se ai shkon në Kuvend me një makinë luksoze “Bentley” që kushton 270 mijë eurosh. Kjo akuzë erdhi nga deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili njëkohësisht ka dalë edhe kundër Vettingut të politikanëve të propozuar nga PD-ja, duke thënë se pastrimi i politikës nga të korruptuarit, nuk mund të bëhet nga SPAK-u, siç e kërkon partia e tij.
26 Tetor 2021, 22:04