Paloka e akuzoi se shkon në Kuvend me makinë 'Bentley' 270 mijë euro, zv.kryeministri e mohon: Është 28 mijë dollarë! Shpërndave një lajm qorr e thuthuq

Paloka e akuzoi se shkon në Kuvend me makinë 'Bentley' 270 mijë euro, zv.kryeministri e mohon: Është 28 mijë dollarë! Shpërndave një lajm qorr e thuthuq

Makina për të cilën akuzohet se ka Arben Ahmetaj

TIRANË- Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat  që vijnë në drejtim të tij nga opozita, se ai shkon në Kuvend me një makinë luksoze “Bentley” që kushton 270 mijë eurosh. Kjo akuzë erdhi nga deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili njëkohësisht ka dalë edhe kundër Vettingut të politikanëve të propozuar nga PD-ja, duke thënë se pastrimi i politikës nga të korruptuarit, nuk mund të bëhet nga SPAK-u, siç e kërkon partia e tij.

"Ky shkon tek  Nusreti në Dubai (1 mije dollarë bifteku) “për të ngrënë një çap buke” dhe vjen me Bentley (250 mijë dollarë) në Parlament e pastaj flet për varfërinë e shqiptarëve…! Rama ndërkohë po bën gati dy muaj që shëtit me charter nëpër botë ! E ne kërkojme që këtyre vetingun t’ju a bëj SPAK-u i Ramës !!!

Rama , ky dhe ata si ky , vërtetë që nuk e kane ndërmend të ikin as nga Shqipëria e as nga qeveria po nuk i shporrem ! Po këta nuk shporren as me grisje letrash , as me recitime , as me beteja boshe ne Parlament . Me këtë situatë , ata janë me komode se kurrë . Prandaj vazhdojnë e tallen me shqiptarët ", ka shkruar Paloka.

 Megjithatë Ahmetaj i ka hedhur poshtë këto akuza. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se makina nuk është “Bentley” por një markë “Hyundai Genesis” që kushton 28 mijë dollarë dhe jo 270 mijë euro.

“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro?   Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq  ”shkruan Ahmetaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati i merzitur dhe ish socialist: 26/10/2021 22:54

    Te q…. Gruan o arben ahmetaj se jush moter q…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë