-
Problemi me faturat e ujit në Elbasan, qytetari: E pagova me lekë borxh! Zv.administratori i UKE për Report Tv: Ata që nuk kanë mundësi do e paguajnë faturën me këste, s’ka kamatëvonesë
Përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ka ofruar zgjidhjen për të gjitha ata qytetarë të Shënkollit që janë detyruar të paguajnë për maujin tetor fatura marramendëse. Julian Dervishi, zv.administratori i UKE-së tha në Report Tv, se për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën iu kanë ofruar atyre mundësinë e pagimit me këste dhe kamatëvonesa nuk do t’iu llogaritet. ‘Studio Live’ solli historinë e një banori në Shënkoll, i cili tregon se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike është detyruar të marrë para borxh për të shlyer faturën.
9 Dhjetor 2021, 20:47