Problemi me faturat e ujit në Elbasan, qytetari: E pagova me lekë borxh! Zv.administratori i UKE për Report Tv: Ata që nuk kanë mundësi do e paguajnë faturën me këste, s’ka kamatëvonesë

Përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ka ofruar zgjidhjen për të gjitha ata qytetarë të Shënkollit që janë detyruar të paguajnë për maujin tetor fatura marramendëse. Julian Dervishi, zv.administratori i UKE-së tha për gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, se për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën iu kanë ofruar atyre mundësinë e pagimit me këste dhe pa penalitete, që do të thotë se kamatëvonesa nuk do t’iu llogaritet.

I gjendur përballë shqetësimit të banorëve mbi këtë situatë pranoi hapur se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të papërgjegjshmërisë së punonjësve dhe sqaroi se cfarë ka ndodhur dhe pse qytetarët janë detyruar të paguajnë kaq shumë.

“Ne jemi në dijeni të problemit që është shfaqur nga banorët e zonës, nuk bëhet fjalë për mbi faturim, por për një sasi uji të konsumuar. Kjo sasi është e konsumuar por ka mbetur e palexuar nga faturuesi. Për një muaj është e pamundur të harxhohen. Ka raste kur faturistët mund të kenë abuzuar. Në momentin që kjo gjë është vërejtur nga ne, kjo gjë është faturuar, duke iu dhënë mundësi ta paguajnë me këste. Përgjegjësia kryesore është e ujësjellësit, kjo faturë që është për tu paguar, personave që s’kanë mundësi për ta paguar, iu kemi dhënë mundësinë ta paguajnë me këste pa penalitete”, tha zv.administratori i UKE për Report Tv.

Studio Live’ solli historinë  e një banori në Shënkoll, i cili tregon se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike është detyruar të marrë para borxh për të shlyer faturën. Ndërkohë që një tjetër tregon se nga kjo situatë është prekur gjysma e banorëve të Shënkollit.

“Unë kur marr pensionin heq detyrimet. Në datën 24 nëntor, do paguaja muaji tetor, zonja më tha se kam rreth 200 mijë lekë. U shqetësova. Kur dëgjova banorët e zonës ishte një katastrofë, kur ne paguajmë çdo muaj. Zonjat atje vetëm punonjëse nuk janë, me një shpërfillje dhe një sjellje të keqe. Thonë që do paguajmë lekët. U detyrova të marrë lekët borxh pagova, ishte rritur nga kamatëvonesa. Jemi vetëm 2 veta.

Dhe unë gjithashtu jam shumë i shqetësuar për mbi faturimin e faturës. Jam i rregullt e paguaj çdo muaj dhe kur erdhën 187 mijë muaji tetor ishte e papranueshme. Si puna ime janë me dhjetëra, janë gjithë lagjja. Si ka mundësi vetëm kjo lagjja jonë konsumon kaq shumë ujë. E pagova faturën e muajit tetor, ndërsa nëntorin e pagova rreth 11 mijë. Pothuajse 50% e lagjes ishte prekur”, thanë dy banorët për Report Tv.

Aktivisti Adritaik Llapaj thotë se kjo situatë ndodh në të gjithë vendin pasi punonjësit nuk shkojnë çdo mua për të kontrolluar sahatin në shtëpitë e banorëve.

“Ata i kanë harxhuar në një kohështrirje shumë të gjatë, problemi është te qasja që ka administrata në Shqipëri, por edhe ndërmarrja e kanalizimeve të ujësjellësit. Këtu ka një mospërgjegjshmëri nga njerëzit që punojnë në administratë. I faturojnë ata faturat pa vajt fare. Faturisti duhet të shkojë çdo muaj dhe t’i faturojë familjes atë që ka harxhuar. Ata shkojnë një herë në 6 muaj dhe e faturojnë me hamendje”, tha Llapaj.

Ndërkohë, të tjera telefonata kanë mbërritur në redaksinë e ‘Report Tv’ ku qytetarët shfaqin të njëjtin shqetësim, ndërsa mbetet për t’u veçuar një shqiptar nga Italia i cili tha se fatura e ujit për banesën që ka në Tiranë vjen shumë e lartë pavarësisht se aty nuk jeton askush.

Banorët e Shënkollit protestuan 4 ditë më parë për faturat e larta të ujit me argumentin se është e pamundur që ata të kenë harxhuar aq shumë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 10/12/2021 06:37

    Ose merri me shume leke per zgjedhje Don Qazimit dhe Tao Palles. Ne si popull pak e kemi kete perderisa shesim voten per cdo pale zgjedhje. ABC e demokracise jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

    Përgjigju
  • Bej: 10/12/2021 03:47

    Dergoji nje lutje Luces se ta paguan ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)