-
'S'do ketë sukses nëse s'përfshihet i gjithë rajoni'! Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndryshon mendje: Ballkani i Hapur do të ketë mbështetjen time
Ai ka thënë më parë se nisma Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses përderisa në të nuk janë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa sot përmes një reagimi në rrjete sociale ai ka ardhur me një reagim të ri ku thotë se Ballkani i Hapur është nismë plotësuese me nismat e tjera rajonale dhe nëse qëndron kështu do të vazhdojë të ketë mbështetjen e tij.
16 Dhjetor 2021, 23:02