'S'do ketë sukses nëse s'përfshihet i gjithë rajoni'! Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndryshon mendje: Ballkani i Hapur do të ketë mbështetjen time

'S'do ketë sukses nëse s'përfshihet i gjithë rajoni'! Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndryshon mendje: Ballkani i Hapur do të ketë mbështetjen time

Stevo Penderovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Penderovski duket se ka ndryshuar qëndrim në lidhje me nismën ‘Open Balkan’. Ai ka thënë më parë se nisma Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses përderisa në të nuk janë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa sot përmes një reagimi në rrjete sociale ai ka ardhur me një reagim të ri ku thotë se Ballkani i Hapur është nismë plotësuese me nismat e tjera rajonale dhe nëse qëndron kështu do të vazhdojë të ketë mbështetjen e tij.

“Deri më tani, Ballkani i Hapur është nismë plotësuese me nismat e tjera rajonale dhe nëse qëndron kështu do të vazhdojë të ketë mbështetjen time” – thotë Presidenti i Maqedonisë.

Më parë Pendarovski u kritikua nga disa zëra, ku më i ashpër ishte qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev.

“Është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit” - tha Zaev sot.

Maqedonia e Veriut është pjesë e nismës Ballkani i Hapur, në të cilën bëjnë pjesë edhe Serbia e Shqipëria ndërsa kundërshtohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

“Kësaj nisme i mungon diçka sepse në vend se të marrin pjesë gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor, marrin pjesë vetëm gjysma dhe qëndrimi im është se deri sa kjo nismë nuk i përfshinë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kjo nuk do të ketë sukses. Dhe qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësimin tregtar e ekonomik, por jo edhe politik, mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është nismë që ka institucione, ka burime, që Ballkani i Hapur nuk i ka”, tha dje Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski vizitoi ditën e sotme Prishtinën, ku edhe u prit nga homologia e tij Vjosa Osmani përmes një ceremonie shtetërore. Gjatë fjalës së tij ai preku edhe çështjen Kosovë-Servi, duke thënë se e mbështet një marrëveshjen reciproke me kusht që të mos rrezikojë sigurinë e vendeve të rajonit. Nga ana tjetër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani falënderoi homologun maqedonas për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave. Më 16 shtator në Shkup, qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nënshkruan 11 marrëveshje bilaterale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, 'shkërmoq' 3-0 Ukrainën në Grupin E

Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, 'shkërmoq' 3-0 Ukrainën në Grupin E