-
Braktiset fshati Zogjaj në Dibër, kanë mbetur vetëm 35 familje, banorët: Na pikon në zemër, papunësi dhe zero investime
Fshatit Zogjaj në Dibër i kanë mbetur vetëm 35 familje, nga 110 që kanë qenë dikur. Shumica janë larguar nga varfëria dhe mungesa e shërbimeve. Banorët shohin të pikëlluar teksa dita-ditës shtëpitë e fqinjëve boshatisen. Shpresa për tu rikthyer mbetet tek rrugët dhe investimet që mund t’i shërbejnë të nxjerrin prodhimet në treg dhe tu lehtësojë lëvizjet.
14 Janar 2022, 20:58