-
Gjakmarrja në Lezhë/ Prokurori i shkarkuar nga vetingu kërkoi dënim minimal për vrasësin e të atit të 17-vjeçarit para 13 viteve! Vrasësi ia hodhi me 7 vite burg
Rritja e Florian Pervathit me ‘këshillat’ se ‘gjaku nuk falet’ ku gjakmarrja është një fenomen ende prezent në fshatin Manati të Lezhës, duket se i ka pasur rrënjët edhe tek drejtësia e cunguar që u bë për vrasësin e babait të tij. Prokurori Agim Dalipi, i cili sot është i shkarkuar nga vetingu, në 2009 kërkoi një dënim minimal për vrasësin Ndue Lekgjonaj. Aktualisht i mituri është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk është marrë ende në pyetje.
25 Janar 2022, 11:58