Flamurtari në basketboll për vajza është përgatitur intensivisht gjatë kësaj jave për të fituar trofeun e parë sezonal, pasi të martën do përballet me Tiranën për Superkupën e Shqipërisë. I njëjti kundërshtar që u përballen edhe në finalen e kupës së federatës.
“Ne ndeshjen finale për kupën e federatës kundër Tiranës e humbëm, por të martën Superkupën synojmë ta fitojmë. Do bëjmë çështë e mundur, do ndryshojmë edhe disa detaje që dalluam në ndeshjen e parë, me ardhjen edhe të një përforcimi mendojmë se ekipi përforcohet shumë dhe do jemi shumë kompetitiv,”-u shpreh Agim Dalipi, trajner i Flamurtarit.
“Ekipi ynë është pretendent për të dalë kampiona, për të fituar kupën e Shqipërisë, por edhe Superkupën,”-tha Tea Memushi, kapitene e Flamurtarit.
Finalja e së martës do të zhvillohet të martën në Fier, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa pritet një interes më i lartë nga tifozët vlonjatë.