-
Përballet në ‘Pa Gjurmë ’me dy nëna, babai birësues zbulon të vërtetën live! Surprizohet 36-vjeçari, një zonjë i dërgoi letër, një tjetër hyn në studio
Emocione të forta këtë të hënë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, kur Gentjan Shahini nga Shijaku, i cili është në kërkim të nënës biologjike, u përball me dy zonja ku secila dyshon se bëhet fjalë për djalin e tyre. U desh publikimi i këtij rasti në program, që të zbulohej emri i vërtetë i nënës biologjike, e cila quhet Evehe dhe nuk ka lidhje me asnjë nga zonjat e dyshuara. Këtë të vërtetë e zbuloi babai birësues i 36-vjeçarit.
31 Janar 2022, 19:12