Përballet në ‘Pa Gjurmë ’me dy nëna, babai birësues zbulon të vërtetën live! Surprizohet 36-vjeçari, një zonjë i dërgoi letër, një tjetër hyn në studio

Emocione të forta këtë të hënë në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, kur Gentjan Shahini nga Shijaku, i cili është në kërkim të nënës biologjike, u përball me dy zonja ku secila dyshon se bëhet fjalë për djalin e tyre. Pasi 36-vjeçari rrëfeu historinë e jetës pak ditë më parë, një letër mbërriti në redaksinë e emisionit me anë të së cilës një 57-vjeçare dyshonte se Gentjani është djali që ajo braktisi sapo e solli në jetë. Përkimi me të dhënat solli në studio edhe një tjetër zonjë nga Lushnja, e cila sëbashku me bashkëshortin e saj rrëfyen një tjetër histori, duke pretenduar se djali me të njëjtin emër dhe të njëjtin vit, për të cilin u tha se ndërroi jetë pas lindjes është pikërisht Gentjan Shahini. Dilema dhe pikëpyetjet lidhur me këtë histori habitën jo pak edhe vetë 36-vjeçarin, i cili mbeti i surprizuar kur një tjetër zonjë u shfaq në studio para tij. Por si për habinë e të gjithëve ai që vendosi të zbulonte të vërtetën ishte babai birësues. Sami Shahini, kishte refuzuar prej kohësh kërkesën e djalit, që çifti kishte birësuar, për të kërkuar rrënjët biologjike. U desh publikimi i këtij rasti në program që të zbulohej emri i vërtetë i nënës biologjike, e cila quhet Evehe dhe nuk ka lidhje me asnjë nga zonjat e dyshuara. Në një komunikim jashtë kamerave i moshuari dha detaje të tjera lidhur me këtë birësim, që stafi ’Pa Gjurmë’ i rezervoi për qëllime investigimi.

Odeta Dume: Babai vërtetë nuk do të flasë, por na ka dhënë disa të dhëna që ti i mendon sekret. Ai ka treguar emrin e nënës biologjike. Nëna biologjike quhet Evehe. Kaq informacione po jap për momentin. Babai juaj birësues na futi në një rrugë tjetër kërkimi dhe do bëjmë të pamundurën për ta gjetur. Të premtoj që shumë shpejt jo vetëm do të të gjej nënën, por edhe të kem zotin Sami këtu bashkë me ju.

Gentian: Shpresoj shumë.

Për Gentjanin sot nuk ishte një ditë e lehtë, për vetë faktin se iniciativa e tij për të kërkuar prindërit biologjik, i ka lënduar  jo pak prindërit birësues. Për këtë histori erdhën shumë të dhëna dhe informacione, për të cilat ’Pa Gjurmë’ nisi kërkimet menjëherë. Emri i 57-vjeçares që dërgoi një letër në adresë të redaksisë së emisionit se Gentjani ishte djali i saj, u mbajt anonim. Stafi ’Pa Gjurmë’ e takoi nga afër këtë zonjë, duke vënë në dizpozicion një video të shkurtër, ku tregohej zonja në fjalë e cila puth foton e 36-vjecarit duke e vënë në gjoks. Moment prekës ky që përcolli jo pak emocione në studio bëri që Gentjani të mallëngjehet dhe të mos i largojë sytë nga monitori.

Odeta Dume: Ajo vajzë e bukur asokohe na tregoi historinë e saj të dhimbshme në këtë letër. Ajo e ka lënë djalin e saj në shtëpinë e fëmijës në Durrës në vitin 1986, por tani ju halla ju ka thënë se jeni birësuar në Vlorë. Ne ende nuk jemi të sigurtë nëse kjo është nëna juaj apo jo. Pasi ka një ndryshim datash. Zonja në fjalë e ka lindur djalin në 5 mars ndërsa ju e keni në certifikatë 25 mars.

Gentjan Shahini: Shpresoj të jem gjaku i tyre. Duhet të bëjmë një analizë ADN-je. Ajo e vendos nëse jam djali i saj apo jo.

Odeta Dume: Kemi një karrige bosh krah teje. E ke një ide se kush mund të jetë ?

Gentjan Shahini: Ndoshta zonja në video

Gentjani nuk e dinte që për të kishte ardhur dhe një tjetër zonjë nga Lushnja. Çifti i bashkëshortëve, Todi dhe Vera Basha erdhën në program, pasi Gentjani kishte të njëjta të dhëna me djalin që humbën në maternitet.

Odeta Dume: Zonja Vera, pse ju dyshoni se Gentjani është djali juaj ?

Vera Basha: Gentianin e kam lindur në 3-4 janar të 1986. E kam lindur me shëndet të plotë. Natën që pati temperature unë e dërgova në spital. Më pas e pashë dhe u gëzova që ishte mirë. Nuk më dhanë asnjë informacion, vetëm pas disa orësh kur më thanë që Gentjani vdiq.

Odeta Dume: Pse mendoni që nuk ndërroi jetë atë ditë dhe është gjallë ?

Vera Basha: Sepse unë e pashë me sytë e mi, që ai ishte mirë dhe unë kur e Linda gëzonte shëndettë plotë. Përgjatë këtyre viteve e kam dyshuar se djali im mund të jetë birësuar.

Odeta Dume: Po ju zoti Todi pse dyshoni se Gentjani në studio është djali juaj ?

Todi Basha: Sepse morëm informacione qe nëna biologjike është nga Lushnja dhe zemra na rreh fortë…kemi shumë dyshime. Ne asnjëherë nuk e kemi besuar se djali jonë vdiq.

Vera Basha: Unë nuk e kam braktisur Gentjanin, por ia dorezova doktorit

Prezenca në studio e zonjës nga Lushnja ndikoi shumë te 36-vjeçari, i cili ishte tepër i ngarkuar me emocione, lidhur me historitë e shkuara të dy grave që kanë lindur një djalë në vitin 1986.

Odeta Dume: Gentjan je komplet i hutuar, të shoh të emocionuar

Gentjan Shahini: Po jam shumë. Nuk e di cfarë ndjesie kam, por uroj të gjej nënën time. Por unë do vazhdoj hapat e mia për ta gjetur-u shpreh 36-vjeçari.

 

Video emisioni i plotë

O.D./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja