-
Veliaj pret kryebashkiakun e Selanikut Zervas: Bashkëpunim për Tiranën Kryeqytet Evropian të Rinisë! Mirënjohës për vëllazërinë që kemi mes qyteteve tona
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot kryetarin e Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas, i cili ka ardhur për një vizitë pune, me rastin e Tiranës Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kryebashkiaku Veliaj, i cili i dhuroi kryetarit Zervas, në shenjë simbolike mirëseardhjeje, Çelësin e Tiranës, u shpreh se Selaniku ka gjithmonë një derë të hapur në kryeqytetin shqiptar.
23 Shkurt 2022, 17:04