-
Bie rezoluta e SHBA dhe Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Rusia vendosi veton! Xhaçka: Mbeti e vetme në veprimet e saj të paligjshme
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Rusia mbeti e vetme në veton ndaj rezolute për të ndalur agresionin mbi Ukrainë. Xhaçka thotë se sulmi rus duhet të ndalet pasi po thyen të gjitha rregullat ndërkombëtare. Rezoluta e bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë u rrëzua në këshillin e Sigurimit në OKB për shkak të vetos së Rusisë.
26 Shkurt 2022, 15:02