Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Rusia mbeti e vetme në veton ndaj rezolute për të ndalur agresionin mbi Ukrainë. Xhaçka thotë se sulmi rus duhet të ndalet pasi po thyen të gjitha rregullat ndërkombëtare.
"Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila bën thirrje për t'i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës", shkruan Xhaçka
Rezoluta e bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë u rrëzua në këshillin e Sigurimit në OKB për shkak të vetos së Rusisë. 80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB e votuan atë.
Rusia vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas të cilës, është kërkuar që Moska të ndalojë menjëherë sulmin e saj ndaj Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha trupat. 19 nga 15 anëtarët e këshillit votuan për rezolutën, e cila u hartua nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria. Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.
Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, ka për qëllim parësor dënimin e sulmit dhe ndalimin e mëtejshëm të tij nga ana e Rusisë në dëm të Kievit.
Dështimi i rezolutës hap rrugën që mbështetësit të bëjnë thirrje për një votim të shpejtë për një rezolutë të ngjashme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh, ku nuk ka veto.
Sa pune te veshtire ja diplomacia jone tani! Iku gjysma e vitit me nje rezolute. Qe do shkrujet ne analizat nga MPJ dhe Kryeministri ne 100 vitet qe do vijne. Do thone: Ja une e bera dhe firmosa. Sa do degjojme per kete histori dhe te tjerat. Do zoti ka ndonje kemishe celiku per Kryeministrin apo Ministrat tane se do ta bejne cope gjoksin nga te.mburrurit.
PërgjigjuNuk e kuptoj kete logjike cfar prisnin qe perfaqesuesi i pushtuesit te votoi kundra vetes se tije.... Formalitete idjote....
Përgjigju