-
Përdoruesi i drogës vetëvaret në Bllokun e Sigurisë! Mjeku s’rekomandoi metadon, por ilaç për ankthin, nis hetimi
Një 46-vjeçar i arrestuar për vjedhje, përdorues droge, u vetëvra me tutat e tij në dritaren e qelisë së Bllokut të Sigurisë në Tiranë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka nisur një hetim, si për veprimet e policisë gjatë qëndrimit të arrestuarit në qeli, ashtu edhe për recetën që mjeku i caktoi, qetësues ankthi, në vend të metadonit, medikament i posaçëm për të qetësuar simptomat e varësisë nga droga.
13 Mars, 07:56
