-
Punëtori vdes në kantierin e ndërtimit në Durrës, në kartelin e vdekjes i shënohet aksident! Të afërmit e 51-vjeçarit: Nuk kishte kushte sigurie në punë
Punëtori i ndërtimit Genci Spaho vdiq në kantierin e rindërtimit në Manëz, ndërsa ngjarja është e veshur me mister. Familjarët akuzojnë se po manipulohet shkaku në tentativë për të fajësuar viktimën dhe jo kompaninë "Edicom" në pronësi të Luigj Aleksit. Për Report Tv ka folur në kushtet e anonimatit i afërmi i të ndjerit, i cili thotë se në kartelën e vdekjes nuk cilësohet “aksident në punë”.
9 Maj 2022, 12:25