-
Tregu i zi i armëve, si blihet pistoleta për 1 milionë lekë të vjetra në mes të Durrësit! Shitësi: E ke akull të re
Bisedat e para mes shitësit dhe bashkëpunëtores së Fiksit bëhen në një lokal, ku thuhet se pistoleta kushton 1 milionë e gjysmë lekë. Dhe vetëm 2 ditë më vonë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pazare për të blerë një automatik tek i njëjti person, këtë herë kundrejt 1 milionë lekëve. Shitësi i prezantuar si Marin Prenga, i siguron bashkëpunëtores se arma është në gjendje shumë të mirë, dhe se më parë ka shitur edhe dinamit, por tani ka frikë.
14 Mars 2023, 20:52