-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
Me dëshmitë e dy të penduarve të drejtësisë dhe provat e mbledhura, SPAK, BKH dhe policia e Shtetit zbardhën ngjarje të rënda kriminale të 10 viteve të fundit. Nga 32 urdhër arreste me vendim të Gjykatës Speciale u ekzekutuan 18. Ndërsa i shpëtuan operacionit 14 nga personat më të kërkuar, si Talo Çela, Ervis Martinaj e Suel Çela. Kreu i SPAK Arben Kraja tha se aksionet nuk janë dekonspiruar dhe se puna vijon për të kapur të gjithë të kërkuarit cilët do qofshin ata.
19 Maj 2022, 08:27
