-
U kapën në depon e armëve në Yzberisht, lihen në burg dy të rinjtë! Kalo: Nuk kam asnjë lidhje, punoj si berber dhe bëj piktura murale
Gjykata e Tiranës la në burg Ervis Bakallin dhe Dorian Kalon, të arrestuar të enjten bashkë me arsenalin e armëve të sekuestruara në depon që kishin përshtatur në Kodër Mëzez. Prokuroria pretendoi se në celularin e Kalos u gjet skica e banesës ku ishte vendosur depo e armëve, ndërsa vetë ai mohoi akuzat, duke pretenduar se punonte si berber.
18 Qershor 2022, 11:49