U kapën në depon e armëve në Yzberisht, lihen në burg dy të rinjtë! Kalo: Nuk kam asnjë lidhje, punoj si berber dhe bëj piktura murale

TIRANË- Gjykata e Tiranës la në burg Ervis Bakallin, 30 vjeç dhe Dorian Kalon, 45 vjeç të arrestuar të enjten bashkë me arsenalin e armëve të sekuestruara në depon që kishin përshtatur në Kodër Mëzez. Prokuroria pretendoi se në celularin e Kalos u gjet skica e banesës ku ishte vendosur depo e armëve, ndërsa vetë ai mohoi akuzat, duke pretenduar se punonte si berber.

Policia kishte informacion se në një banesë në periferi të Tiranës në Kodër Mëzez ishte një shtëpi bari, por gjatë kontrolleve të zhvilluara në një operacion të dy ditëve më parë u pa se nuk ishte një gjë e tillë, por u zbulua një depo me armatime dhe modifikim armësh, çfarë çoi në arrestimin e dy personave të cilët sot dolën para Gjykatës së Tiranës për t'u mësuar me masën e sigurisë.

Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të dy u arrestuan të enjten në banesën e Bakallit bashkë me dhjetëra armë e municione që iu sekuestruan në depo. Organi i akuzës ka pretenduar se në aparatin celular të Kalos është gjetur skica e banesës ku u gjetën armatimet, por një gjë e tillë u mohua nga 45-vjeçari. Ai mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ka dhënë një version tjetër të punëve me të cilat merret.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. Në celularin tim nuk kam pasur asnjëherë skica të banesës që pretendon prokuroria. Personalisht paraditeve punoj si berber. Me raste, kur mundem të gjej punë, bëj edhe piktura murale”, mësohet të ketë thënë Kalo.

Aparati celular në përdorim të Dorian Kalos është dërguar për ekspertim pranë Policisë Shkencore, për të hedhur dritë mbi pretendimet e prokurorisë.

Gjatë kontrollit në banesën e Ervis Bakallit u gjet arsenal i tërë armësh, pistoleta, kallashnikovë, silenciatorë e municion luftarak dhe bazë prodhimi dhe modifikimi të armëve kamufluar brenda një vile trekatëshe. Dyshimet e policisë dhe organit të akuzës janë se të dy i modifikonin dhe i shisnin për grupet kriminale. Armët e sekuestruara po i nënshtrohen ekspertizës për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të muajve të fundit, të cilat kanë ngelur të pazbardhura.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 18/06/2022 23:41

    Ky po na mbush mendjen qe gjoja eshte piktor e s'merret me pune te tjera. Piktor kishim edhe njerin qe na mori ne qafe si komb.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 18/06/2022 14:29

    Kur punoje si berber dhe beje piktura murale po armet si u futen? Per cfare te duheshin? Per te marre jete njerezish? Aty te kalbesh o kriminel te kishte ligj tjeter meritoje litarin njelloj si kriminelet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë