-
Imuniteti i Ballukut/ Deputeti i PS: Jam i sigurt se Këshilli i Mandateve do të mblidhet brenda afateve të caktuara! Nesturi: Mazhoranca merr kosto nëse bëhet barrierë
Deputeti socialist Erion Malaj shprehu bindjen se Këshilli i Mandateve do të mblidhej brenda afateve të caktuara, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Nga ana tjetër, Kreshnik Spahiu deklaroi se dosja 'Balluku' është prova e fundit se qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk e kontrollon drejtësinë. Ndërkohë Plator Nesturi deklaroi se Kuvendi duhet patjetër ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Sipas Nesturit, nëse mazhoranca do të bëhet barrierë për të mos lejuar drejtësinë të veprojë mbi Ballukun, atëherë do të marrë kosto politike.
12 Shkurt, 22:00 -
Pezullimi i Belinda Ballukut, Bardhi: Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit! Këshilli i Mandateve të mblidhet të hënën
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkon që Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve të mblidhet të hënën që të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe kështu t’i hapet rruga arrestimit të Belinda Ballukut. Sipas tij çdo vonesë tjetër do të përbënte një akt të qartë pengimi ndaj drejtësisë.
8 Shkurt, 13:36 -
Vendimi i Kushtetueses për pezullimin, Balluku pret Apelin! Kuvendi duhet t’i përgjigjet SPAK për kërkesën për arrest
Vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese për rastin Balluku, i hap rrugë dy proceseve të tjera të lëna pezull: ankimit në Apel të zëvendëskryeministres për heqjen e pezullimit dhe shqyrtimit nga ana e Kuvendit, të kërkesës së SPAK për ta arrestuar Belinda Ballukun.
7 Shkurt, 15:38 -
Pezullimi i Ballukut, Peçi për Report TV: Fitore e SPAK, Rama do të përdorë kartonët për ta mbrojtur
Gazetari Peçi thotë se ndarja 4-4 e anëtarëve të gjykatës pasqyron influencat e forta politike, ndërsa monitorimi nga SHBA-të, mbështetjen e SPAK-ut nga partnerët strategjikë. Ai mendon se veprimi i radhës i Ramës do të jetë sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese.
7 Shkurt, 14:42 -
Vendimi i Kushtetueses, Tabaku: PS u kthye në mburojë për Ballukun, s’ka më asnjë justifikim për t’i hequr imunitetin
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për rastin e Belinda Ballukut. Tabaku shkruan se mazhoranca u kthye në mburojë politike për Ballukun, ndërsa thekson se sot nuk ka më asnjë justifikim për t’i hequr i
7 Shkurt, 11:10 -
Balluku e pezulluar/ Pas vendimit të Kushtetueses, Kuvendi pritet të shprehet për kërkesën e SPAK për arrestimin! PD: Mblidhni Këshillin e Imunitetit të hënën
Pas vendimit të Kushtetueses për rastin Balluku, opozita akuzoi mazhorancën se u kthye në mburojë politike. Ky vendim, i hap rrugë shqyrtimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut nga Këshilli i Mandateve në Kuvend. Opozita kërkon që kërkesa e SPAK të votohet të enjten në seancë plenare.
7 Shkurt, 09:58 -
Demokratët takohen me raportuesin e Parlamentit Europian, Tabaku: Kuvendi nuk mund të jetë noter i qeverisë!
Përfaqësues të Partisë Demokratike u takuan të enjten me eurodeputetin dhe raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, të cilit i përcollën tre shqetësime lidhur me progresin e vendit në BE
29 Janar, 14:45 -
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pa vendimin e GJK-së, Petro Koçi i del kundër PS për rastin e Ballukut: Justifikim, zvarritje që po dëmtojnë qeverinë
Koçi tha se cili do qoftë vendimi i GJK-së, nuk do ka asnjë efekt çështjen hetimore të nisur tashmë për Belinda Ballukun. Ish-deputeti socialist tha se një dorëheqje e dhënë nga ana e Ballukut, që në fillim të kësaj çështje, do të ishte lehtësi dhe përkundrazi, nuk do të dëmtonte as qeverinë.
29 Janar, 13:19 -
PD: Kuvendi dhe Kushtetuesja po zvarrisin çështjen e Ballukut, strategji për të bllokuar SPAK
Grupi i PD ka reaguar pasi Kuvendi njoftoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Imunitetit ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. PD thotë se kjo zvarritje, si nga Kushtetuesja dhe nga Kuvendi, është strategji për t&am
28 Janar, 12:29 -
Qëndresa Qytetare protestë para Kryesisë së Kuvendit: Këshilli i Mandateve po mbron Ballukun, zvarritja e procesit për imunitetin e saj po dëmton demokracinë
Qëndresa Qytetare ka zhvilluar ditën e sotme një protestë simbolike para Kryesisë së Kuvendit, ku ka kërkuar që Këshilli i Mandateve të mos zvarrisë procesin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK.
28 Janar, 11:32 -
SPAK do arrestimin e Ballukut, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit të Imunitetit! PS: Presim Kushtetuesen! PD: Po mbrohet me urdhër të Ramës
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut ka mbetur pezull. Këshilli i Imunitetit duhej të mblidhej sot në 12:00 por Kuvendi njoftoi shtyrjen pa datë pasi ende Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë me një vendim për rastin Balluku.
28 Janar, 07:28 -
Çështja Balluku, Kushtetuesja ende pa vendim: Na duhet më shumë kohë! Nesër në Këshillin e Imunitetit kërkesa e SPAK për arrestin
Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese u mblodh për çështjen e Belinda Ballukut por ende nuk ka dalë me vendim. Më 28 janar mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit, sipas kërkesës së SPAK.
27 Janar, 13:10 -
Peleshi thërret Këshillin e Mandateve më 28 janar për Ballukun, Bardhi: I dhatë 6 javë kohë për të prishur provat
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas bërjes publike të datës se kur Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkes&eum
12 Janar, 17:13 -
-
PD kallëzon Niko Peleshin në SPAK për ‘shpërdorim detyre’: Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Balluku’
PD ka kallëzuar në SPAK për 'shpërdorim detyre' kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, me argumentin se bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen 'Balluku'.
12 Janar, 12:27 -
Çështja Balluku, PD kallëzon Peleshin: Pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve! Zgjedhjen e Shabanit si Avokat Populli e çon në Kushtetuese
Partia Demokratike paditi në SPAK kreun e Kuvendit Niko Peleshi, i cili nuk po mbledh ende Këshillin për imunitetin e zv/kryeministres në hetim, Belinda Balluku. Po sot, demokratët dorëzuan një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e Endri Shabanit avokati të Popullit edhe pse opozita u tërhoq nga firmat
12 Janar, 12:15 -
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD dështon sërish të mbledhë Këshillin e Mandateve! Bardhi: Nuk zbulojmë dosjen, dëmtojmë sekretin hetimor
Demokratët provuan për të pestën herë të mbledhin Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për të avancuar me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, por sërish i gjetën të mbyllura dyert e Kuvendit.
8 Janar, 11:35 -
Çështja ‘Balluku’/ PD kërkon mbledhjen e ‘Mandateve’, PS nuk shkon! Bardhi: Po i japin kohë për të prishur provat, Peleshin do e kallëzojmë penalisht
Kjo mbledhje dhe njëherë nuk është njohur nga anëtarët e PS, të cilët nuk kanë shkuar. Këta të fundit, ashtu si dhe Rama, kanë deklaruar se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur fillimisht për çështjen “Balluku” Gjykata Kushtetuese.
6 Janar, 12:03 -
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD tjetër kërkesë: Këshilli i Imunitetit të mblidhet nesër
PD e ka cilësuar antiligjore shtyrjen pa afat të mbledhjes, duke aluduar se po i jepet kohë të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Një shqetësim të tillë e ka shprehur edhe vetë SPAK në mbledhjen e 19 dhjetorit.
5 Janar, 10:56 -
PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, Bardhi: E pandehura po intimidon dëshmitarët dhe po prish provat
Gazment Bardhi tha se Partia Socialiste është vënë në funksion të kërkesave të Ballukut duke injoruar kështu apelin e SPAK se numri 2 i qeverisë po prish provat dhe intimidon dëshmitarët. PD ndërkohë do të kërkojë sërish mbledhjen e Këshillit të mandateve më 6 janar në orën 11.00.
30 Dhjetor 2025, 14:25
