Shintigrafia 4 muaj jashtë shërbimit, trajtimi i fundit që prej janarit! QSUT për Report TV: Nuk kemi jod, jemi në procesi prokurimi

28 Prill, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2024-04-28 13:12:42

Megjithë denoncimin në Report Tv, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka siguruar lëndën radioktive e cila mungon prej 4 muajsh, për të vënë në funksion aparaturën e shintigrafisë. Për pasojë, pacientët që vuajnë nga tiroidet, zemra, veshka apo probleme me kockat, nuk po e kryejnë dot ekzamimin që arrin deri në zbulimin e tumoreve. Në këto kushte, ka prej tyre që u drejtohen spitaleve private.