‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

5 Maj, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2024-05-05 13:26:19

Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan Esther Marshall për të përditshmen britanike Express.co.uk.

Dhërmiu ndodhet në detin Jon dhe ofron disa prej plazheve spektakolare si dhe ambiente argëtuese të jetës së natës.

Riviera Shqiptare është një nga destinacionet turistike me rritje më të shpejtë në Evropë, por është ende një vend i përballueshëm për britanikët që kërkojnë çmime të ulëta.