Lezhë/ 2 viktima në punë! Inspektorati në sitë letrat e firmave që ndërtojnë në Shëngjin! Pezullohen punimet në 2 subjekte

13 Maj, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2024-05-13 13:46:41

Dy aksidentet në punë me dy viktima në Shëngjin ka bërë që të pezullohen punimet në dy subjektet ku kanë ndodhur ngjarjet, duke ju vënë shiritat.

Këtë të hënë kanë zbarkuar në terren IKMT, IVMT, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Policia e Shtetit, të cilët do të kalojnë në sitë të gjitha subjektet për të parë dokumentacionin dhe rregullat e sigurisë në punë.

Sa i përket aksidentit në punë të së shtunës ku humbi jetën 50-vjeçari Preng Gjoni ai është dërguar pa shenja jete në spital nga punëtorë të tjerë dhe janë larguar nga Urgjenca prej frikës, por që janë identifikuar dhe e gjithë ngjarja është dokumentuar dhe po vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.