Bankat në ‘alert’ për çmimet e pronave e sulmet kibernetike, BSH: Rreziqe në rritje! Ndikim edhe tensionet politike

26 Shtator, 15:45 | Përditesimi: 26 Shtator, 15:46

Bankat ngrenë alarmin për rreziqet që mund të godasin sektorin financiar. Çmimet e larta të pronave dhe sulmet kibernetike renditen ndër shqetësimet kryesore, ndërsa tensionet politike futen gjithashtu në listën e pesë rreziqeve të identifikuara nga bankat. Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziku nga pasuritë e paluajtshme është rritur për shkak të shtrenjtimit të pandalur të apartamenteve.

E.H/Shqiptarja.com