1 ditë furnizimi me drita në Shqipëri kushton mbi 3.1 milionë euro, çmimi i lartë i energjisë po ‘djeg’ buxhetin e shtetit! FMN: Ka shtuar kostot e jetesës

7 Gusht 2022, 08:27

250 milionë euro energji elektrike ka importuar KESH nga fillimi i vitit deri më tani. Faturat e kripura të importit vijojnë të rriten, ndërkohë që çmimi për megavat në bursë ka kapërcyer mbi 500 euro. Vetëm për 2 javët e para të muajit gusht janë importuar nga jashtë 46.6 milionë euro dhe për shkak të mungesës së reshjeve blerjet do të vazhdojnë.