1 mld euro për bizneset/ Shqipëria pjesë e programit për tregun e përbashkët me BE-në, Tabaku: Duhet asistencë për aplikimet! Yzeiraj: Po punojmë

9 Prill, 20:57

Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian për periudhën 2021-2027, prej së cilës do të përfitojë 1 mld euro si formë mbështetëse ndaj bizneseve të vogla e të mesme. Projektligji u miratua në komisionin e Ekonomisë dhe pritet t’i përcillet seancës plenare, ndërsa zv/ministri i Ekonomisë sqaroi se bizneseve do t’u ofrohet asistencë teknike dhe këshillim për të kryer aplikimet.