1 orë e gjysmë përpara, nis futja e tifozëve në 'Air Albania'

17 Qershor 2023, 19:41

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në "Air Albania". Stadiumi do jetë i mbushur 100 përqind, teksa për këtë duel janë shitur të gjitha biletat. Futja e tifozëve në stadium ka nisur më shumë se një orë e gjysmë përpara, me tifozët që vijojnë të jenë në radhë për të zënë vendet e tyre. Atmosfera në stadium pritet e zjarrtë për një duel ku kërkohen tri pikët.