TIRANE - Kuvendi rrëzoi me votat e shumicës amendamentet e paraqitura nga LSI për arsimin dhe pas kësaj 10 deputetët e LSI dhe PD-së braktisën seancën plenare, pasi shpëtuan djegien e mandateve, për shkak sei kishin munguar në kuvend për mëse 5 muaj. Deputetët e opozitës shfrytëzuan amendamentet për arsimin për tq qenë në kuvend dhe për të fituar edhe 6 muaj 'rrogë',, por përveç disa ffjalimeve të shkurtra në podium, dhe incidentevme kryeministrin, nuk shpjeguan përmbajtjen e propozimeve të paraqitura. Nga deputetët e PD në seancën e sotme morën pjesë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji dhe Rudina Hajdari. Ndërsa nga LSI ishin Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj dhe Agron Çela.
Shkas për thyerjen e bojkotit nga opozita u shfrytëzua protesta e studentëve dhe amendamentet e depozituara një ditë më parë nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi (Lexo këtu). Ajo propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. Amendamentet u depozituan në Kuvend nga deputetet Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa Kryemadhi tha se "beteja" do zhvendosej në Kuvend për të mbështetur studentët dhe duke paralajmëruar njëherazi kështu edhe thyrjen e bojkotit të Kuvendit.
Pas nisjes së seancës, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deputetët për propozimet e LSI dhe pas fjalimeve të Kejdi Mehmetajt, Luçiano Boçit dhe Luan Ramës nga LSI dhe përgjigjes së kryeministrit Edi Rama, Kuvendi refuzoi amendamentet me votat e maxhorancës. Ndërsa deputetët e opozitës braktisën seancën në shenjë proteste