Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli sot në një konferencë për shtyp për protestën e studentëve. Kryemadhi tha se LSI i propozon Kuvendit dy amendamente, që sipas saj zgjidhin përfundimisht këtë çështje. Kryemadhi tha se këto propozime janë zgjidhja e vetme për të zgjidhur kërkesat e studentëve. Kryemadhi propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë.

Sot ne i  propozojmë Kuvendit  dy amendamnete që zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale dhe kostoja e tyre për Edi Ramën është inekzistente. Konkretisht propozojmë., amendament në ligjin për buxhetin 2019. Ligji për buxhetin të bëhen këto shtesa dhe ndryshime, në tabelën 1 të ndryshohet totali i zërave për arsimin. Të bëhet nga 7 miliardë e 500 mln në 14 miliardë e 909 milionë lekë. Vetëm 1% e GDP-së. këto para? Shumë ethjeshtë, buxheti është 46% e GDP-së kalon për të paguar koncesionarët. Le t’ja lejë 45% koncesioneve dhe 1% t’jua japë studentëve.totali i shpenzimeve për fondet shkencore të bëhet nga 620 mln lekë në 1 miliardë. Neni dy, të krijohet fondi i Emergjencës për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. Këto para të përdoren për infrastrukturë. Paratë? Të anulohet tenderi i Unazës së Re. Këto propozime janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kërkesat minimale të studentëve shqiptare.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

 

Kryemadhi i bëri thirrje Kuvendit që t’i kalojë me urgjencë këto amendamente në seancën e nesërme.

I bëjmë thirrje Kuvendit t’i kalojë me urgjencë në seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë të shlyejmë mëkatin e politikës, për të dalë nga ky ngërç i tmerrshëm, që të hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjatë. Koha e tij ka mbaruar, propaganda e tij mbaroi, tallja që shqiptarët i bëjnë sot Ramën në rrjetet sociale është më e madhe se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës, ulu dhe zgjidh situatën, nuk ka LSI-t, komunist e ballist që nuk është sot me studentët.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Deklarata e Kryemadhit për votimin nesër të dy amendamenteve, do të rikthente LSI në Kuvend pas më shumë se 5 muaj bojkot.