10 emigrantë të paligjshëm të ‘palosur’ brenda një BMW X6, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova

24 Prill 2023, 13:09

Një 34-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në pranga pasi u kap nga policia Sarandë teksa transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin destinacion vendet e BE-së.   

Shoferi i makinës me 10 emigrantët brenda po kalonte në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, kur u ndal për kontroll nga policia kufitare e Sarandës.