10 ndeshje asnjë fitore! Lenjani s'mjafton! Shqipëria nuk ia del as me Islandën! Pëson gol në 97'!

28 Shtator 2022, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2022-09-28 10:59:05

TIRANË- Sot mund të ishte një ndeshje shprese, por kjo nuk ndodhi! Shqipëria nuk ia doli që të merrte në fitore në ‘Air Albania’ në përballjen me Islandën, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Islanda barazoi në minutën e 97, duke zhvlerësuar golin e realizuar nga Emir Lenjani në pjesën e parë. Mikael Anderson ka arritur të depërtojë topin në rrjetë, duke i shuar shpresat kuqezinjve për marrjen e 3 pikëve.