Ambasadorja amerikane Yuri Kim në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë ka mbledhur bashkë të gjithë ish-ministrat e Jashtëm që kanë shërbyer në vendin tonë që prej vitit 1991.
Darka u zhvillua në Shtëpinë Ryerson, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Ilir Meta, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm gjatë viteve 2009-2010 dhe 2002 –18 korrik 2003. Në takim mori pjesë edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, një dalje e cila pasohet pas asaj me ambasadorin britanik në Tiranë ku u festua Jubleiu i Platinë i mbretëreshës Elisabeth. Basha ka shërbyer si ministër i Jashtëm në periudhën kohore 2007-2009.
