Vogëlushët vallëzojnë nën tingujt e muzikës popullore tiranase... Janë fëmijët e e Ansamblit Folklorik “Shqiponja” . Në Kalanë e Tiranës, ekspozohet kryeqyteti që ata nuk do mund të njohin...
Koleksionisti Kozma Dashi përmes 100 kartolinash, në kuadër të 102-vjetorit të Tiranës kryeqytet, shpalos arkitekturën e vjetër të kryeqytetit . Xhamia e Sulejman Pashës, hap ciklin e ekspozitës. Mes imazheve, vizitorët njihen me pulla, kartëmonedha, etnografinë tipike, si dhe momente e personazhe historike me peshë të kryeqytetit.