105 kg kokainë në kontejnerin me banane në Selanik, në pranga edhe 3 shqiptarë! Mes personave të arrestuar 7 grekë e 4 maqedonas

11 Maj 2023, 12:30

Trafikimi I ngarkesës me 105 kilogramë kokainë e cila u sekuestrua në Greqi më 9 maj është bërë edhe me ndihmën e tre personave nga Shqipëria. Numri total I të arrestuarve ka arritur në 14. Sipas hetimeve, bananet ku ishte fshehur lënda narkotike ishin porositur në Ekuador nga një kompani maqedonase e krijuar vitin e kaluar.