11 shqiptarë të dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe, drejt vuajtjes së dënimit në Shqipëri

22 Maj 2023, 13:41

11 shqiptarë të dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe do të jenë të parët që do të kthehen në Shqipëri për ta vajtuar dënimin në vendin tonë, pas marrëveshjes mes dy qeverive. Media britanike ‘The Sun’ shkruan se mes 11 të dënuarve është edhe shqiptari Koçi Selmanaj i dënuar për vrasjen e një mësueseje në Londër.