110 vite nga masakra serbe, memorial përkujtimor në Gjuzaj të Lushnjës! Historiani: Pse në librat e shkollës nuk ka asnjë rresht për këtë histori

25 Mars 2023, 19:39

Një masakër e kryer 110 vjet më parë nga ushtria serbe në fshatin Gjuzaj të Lushnjes është një ngjarje thuajse e lënë në harresë. Historianët gjatë përurimit të memorialit me emrat e 27 banorëve të kësaj zone të masakruar nga serbët kërkuan përfshirjen e saj në kurrikulat shkollore.