Ishmi çeli dyert e Festës tradicionale, në përkujtim të 110 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në qarkun e Durrësi duke bërë bashkë banorë të zonës dhe personalitete të artit dhe kulturës.
Organizuar nga shoqata me të njëjtin emër festa e Ishmit nisi me përurimin e memorialit ABC, simbol i trashëgimisë kulturore e historike të trevës për të vazhduar me homazhe dhe vendosjen e kurorave me lule në lapidarin kushtuar dëshmorëve të Ishmit, në përkujtim të 80 vjetorit të krijimit të çetës partizane.