11-vjeçari preku telat e korrentit, Report Tv vëzhgim në Tiranë! Kabinat elektrike të hapura, rrezik për fëmijët! Qytetarët: OSHEE të marrë masa

18 Korrik 2023, 21:51

Pas rastit të një dite më parë ku një fëmijë 11 vjecar ra në kontakt me energjinë ndërsa ishte duke luajtur pranë pallatit, Report Tv bëri një vëzhgim nëpër kryeqytet. Kabina e kaseta elektrike të pasigurta sheh kudo në lagjet e Tiranës sidomos në pallatet e vjetra. Avokati Idajet Beqiri tha se familja duhet të kërkojë dëmshpërblim nga OSHEE për papërgjegjshmërinë e treguar.