12 fshatra të Novoselës hedhin plehrat në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë, problematika prej 3 vitesh, banorët: Kanë ndotur edhe ujin, nuk e pimë dot

25 Tetor 2021, 13:35

Një problematikë që vijon prej 3 vitesh por që ende nuk po gjen zgjidhje ajo e hedhjes së mbetjeve në zonën e  mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë. Banorët e 12 fshatrave në njësinë administrative të Novoselës depozitojnë mbetjet në këtë vend, në mungesë të një vendepozitimi tjetër, duke shkaktuar ndotje të mëdha.