-
Veliaj në burgun e Fierit, Ndreca: Gogu duhet të informonte grupin e PS dhe të takonte Veliajn! Transferimi thikë pas shpine, ja kush mund mos ta ngulte
Plarent Ndreca kërkon që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, të mbajë përgjegjësi për transferimin e papritur të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në të Fierit. Në “Frontline” në Report Tv, avokati shprehet se ministri duhet të kishte informacion, të përgjigjej institucionalisht dhe ta takonte kryebashkiakun.
-
U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Avokati shpjegon se vendimi i transferimit të kryebashkiakut të Tiranës në burgun e Fierit ishte plotësisht i papritur dhe nuk ka pasur as edhe një shkresë formale. Shqetësimi më i madh është për sigurinë e jetës së Veliajt pasi dikur, ka përshëndetur arrestimin e njërit prej të burgosurve që sot ndodhet në të njëjtin korridor me të.
-
SPAK: Tahiri 12 vite BURG! Açka akuzon Berishën: Kriminel… - STUDIO LIVE
Përplasjet politike, protestat dhe kriza e përfaqësimit qytetar rikthehen në fokusin e emisionit “Studio Live”, ku ish-deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka komenton zhvillimet e fundit në vend. Në një diskutim për protestat dhe situatën politike, Açka shpreh shqetësimin se pakënaqësia e qytetarëve është grumbulluar prej vitesh, ndërsa qeveria dhe opozita nuk kanë arritur t’u japin përgjigje bindëse kërkesave të tyre.
Ajo ndalet te episodet e dhunës gjatë protestave, duke theksuar se ato nuk duhet të lënë në hije arsyet që i kanë nxitur qytetarët të dalin në rrugë. Nga ana tjetër, kritikon mënyrën se si mazhoranca i përgjigjet kundërshtimit qytetar dhe ngre pikëpyetje mbi rolin e opozitës, e cila, sipas saj, nuk po arrin të përfaqësojë plotësisht pakënaqësinë e shoqërisë.
Në fokus të bisedës janë edhe zhvillimet në Kuvend, përdorimi i flakadanëve dhe kalimi i ligjeve pa diskutime të mjaftueshme. Açka kritikon sistemin e listave të mbyllura zgjedhore, duke argumentuar se ai kufizon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve nga qytetarët dhe pengon krijimin e një elite të re politike. Mes kritikave ndaj të dyja palëve, ajo e sheh krizën aktuale si shenjë të një problemi më të thellë të besimit te politika dhe institucionet, ndërsa kërkon më shumë dialog, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete për qytetarët.
Me gazetarin Ermal Qori, në emisionin “Studio Live”, në Report TV.
-
'Rritja më e lartë se në rajon'/ TVSH-ja për hotelet nga 6% në 10%, Topuzi: Po goditet turizmi, do të paraqesim propozimin tonë
Ai theksoi gjithashtu se rritja e TVSH-së vjen në një moment kur bizneset turistike po përballen me kosto të larta dhe fitime të reduktuara. Sipas tij, Shqipëria rrezikon të dalë jashtë skemës së konkurrencës rajonale, ndërsa markat dhe bizneset që kanë investuar në sektor mund të përballen me vështirësi të mëtejshme.
-
Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë! Protestat e dhunshme? Shkrimtarja: PD të mbajë përgjegjësi nëse është përfshirë
Gjuha e Sali Berishës në seancën e sotme në Kuvend nuk ishte aspak surprizë për Flutura Açkën. Në një analizë për protestat, shkrimtarja e sheh me dyshim ‘ndarjen’ që ka shënuar protesta e flamingove me atë të dy javëve të fundit në Tiranë që mendon se ka ndikime politike.
-
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
-
“Asnjë qasje tjetër, vetëm dialog!”/ Deputeti socialist për protestën: Me dhunën s'ka diskutim
“Asnjë qasje tjetër, vetëm dialog!”/ Deputeti socialist për protestën: Me dhunën s'ka diskutim
-
E PLOTË/Shtypi i Ditës dhe Ju,29 tetor/ Pensionet në 2027-tën dhe buxheti, zbulohet çfarë ndryshon
Shtypi i Ditës dhe Ju,29 tetor/ Pensionet në 2027-tën dhe buxheti, zbulohet çfarë ndryshon
-
Nga TVSH-ja e ushqimeve te taksat për hotelet, Arben Malaj analizon paketën fiskale 2027: Ulja e TVSH-së është pozitive, përfitojnë të gjithë shqiptarët
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, analizon paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2027. Ai vlerëson uljen e TVSH-së për produktet e shportës, ndërsa thekson rëndësinë e rritjes ekonomike, punësimit dhe mbështetjes së bizneseve.
-
Protesta, deputeti socialist: Dialogu, e vetmja formë për të diskutuar! Daci: Studentët kanë kërkesa politike, por s'kanë organizim
Deputeti socialist Erjon Malaj teksa komentoi në 'Sot Live në Shqipëri' rreth protestave në dy javët e fundit tha se dialogu është e vetmja mënyrë për të diskutuar kërkesat e studentëve.
-
Pufka me shërbet, vetëm 3 përbërës që do ju shkrihen në gojë nga zonja Mirela
Pufka me shërbet
Përbërësit:
2 vezë Ovvital
1 flxh kafeje me vaj dhe gjalpë të shkrirë
2 flxh kafeje me qumësht pluhur
2 flxh kafeje me niseshte
1/2 lg çaji me fryrës keku
Shërbeti:
2 gota me ujë
2 gota me sheqer
1/2 limon
Përgatitja:
Në tas bashkojmë: niseshtenë, qumështin pluhur dhe fryrësin. Mund ta gatuani me 2 flxh niseshte ose 1 me miell edhe 1 me niseshte. Dalin më të mira vetëm me niseshte. Në tasin tjetër rrahim vezët, shtojmë vajin dhe i përziejmë sa të bëhet një masë më pas shtojmë masën e thatë të tasit të parë. Formojmë brumin dhe e ndajmë në 10 pjesë. I japim formë të rrumbullakët, duart i lyejmë me pak gjalpë mos na ngjiten, i shtypim pak dhe i vendosim në tavë. I pjekim me 180 gradë për 15 minuta. Ndërkohë ziejmë shërbetin dhe ia hedhim të nxehta sapo dalin nga furra.
-
Lakror me miell misri dhe qepë të njoma nga zonja Mirela
Lakror me miell misri dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 1 flxh çaji me vaj ulliri
- 4 flxh çaji me miell misri Ola
- 2 vezë Ovvital
- 100 g djathë i thërmuar
- Nenexhik
- Ujë i nxehtë për brumin
Përgatitja:
Në tas shtojmë miellin e misrit me kripë dhe ujë të nxehtë sa të bëhet brumë që derdhet lehtë mbi tavën e lyer me vaj dhe miell. Sipër i vendosim qepë e njoma të kaurdisura me vaj ulliri, dhe pasi janë ftohur i shtojmë djathin e thërmuar, vezët dhe nenexhik. Sipër mbushjes shtojmë miell misri të cilin e lagim me ujë dhe vaj. Pjekja në furrë të parangrohur me 200° për 30 minuta.
-
Kakao shtëpie në 30 sekonda nga zonja Mirela
Miks për kakao ose çokollatë të nxehtë
Përbërësit:
- 2 filxhanë kafeje me pluhur kakaoje
- 5 filxhanë kafeje me qumësht pluhur
- 5 filxhanë kafeje me sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji me kanellë
Përgatitja:
I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë edhe i vendosim në një enë qelqi hermetike. Nxehim ujë edhe e shtojmë në filxhan ku më parë kemi vendosur një lugë gjelle plot me miksin e çokollatës.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 29 tetor 1996/ PD fiton thellë ndaj PS edhe balotazhin e zgjedhjeve lokale,koalicioni i Ballit me Legalitetin merr Shkodrën
Në balotazhin e zgjedhjeve vendore të vjeshtës së vitit 1996-të PD fitonte sërish thellë ndaj PS.Nga 96 komuna që ishin në balotazh partia në pushtet kishte fituar 73 ndërsa nga 22 bashki që ishin në balotazh PD kishte fituar 21 dhe kishte humbur vetëm një, Shkodrën. Megjithatë kryeqëndra e veriut sërish kishte zgjedhur djathtas. Shkodranët kishin votuar për kryebashkiak Bahri Boriçin e koalicionit “ Për Shkodrën e Bashkueme” që përbëhej nga Partitë e Ballit dhe të Legalitetit. Në numrin e datës 29 tetor 1996-të Gazeta Shqiptare duke pasqyruar rezultatin shkruan: “ Shkodra bie në duart e Ballit” ndërsa në RD titulli kryesor ishte ky: “ PD-fitore e PS-shpërbërje”.
-
‘Paketa fiskale, dhuratë për opozitën’, gazetarja për Report Tv: Ka qenë kërkesë e tyre! Eksperti i ekonomisë: Po tentohet të shkohet drejt një ekuilibri të ri
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të mërkurë detaje nga paketa e re fiskale, ku bëri të ditur se ulja e TVSH-së nga 20 përqind në 6 përqind për ushqimet, do të përfshijë 54 artikuj të ndryshëm “mes të tjerash mishi, peshku, bulmeti, vezët, miellin, vajrat, sheqerin, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat.
-
Rikthimi i kallëzimit të Veliajt ndaj Nesti Angonit në Gjykatën e Tiranës, Ndreca: Prokuroria ka detyrim të zbulojë firmëtarin
Lidhur me kallëzimin e Erion Veliajt për Nesti Angonin, çshtje për të cilën një ditë më parë Gjykata e Lartë urdhëroi atë të Tiranës ta shqyrtojë, avokati Plarent Ndreca tha se është detyrë e prokurorisë të zbulojë firmëtarin.
-
Veliaj transferohet në burgun e Fierit, Ndreca: Arritëm ta takonim! S’ka asnjë shpjegim për zhvendosjen, vendimi politik! Presim përgjigje nga Burgjet, ose shkojmë në gjykatë
Në një lidhje direkte me “Repolitix” në Report Tv, avokati Plarent Ndreca, ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit ku u transferua sot.
-
Kryebashkiaku Veliaj u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, avokati Haderi: Transferim politik! Duhet transparencë
Avokati Novruz Haderi, i ftuar në ‘Studio Live’ tha se ky transferim i kryebashkiakut është pak i çuditshëm, duke theksuar se duhet se arsyet të bëhen të qarta. Sipas avokatit ky transferim është politik dhe avokati i popullit duhet të reagojë.
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Tetor 2026, Receta/ Altin Joka: Megafarmacia e shëndetit në 3 përbërës
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me palosje me spinaq dhe djathë / ‘Supa e jetës’ me panxhar, karrota, patate dhe xhenxhefil / Ëmbëlsirë me ftua të aromatizuar me hibiskus.
Shëndeti ynë nis nga brenda, dhe zorrët luajnë një rol shumë më të rëndësishëm në mirëqenien tonë sesa mund ta mendojmë. Nga mënyra si tretim ushqimin dhe përthithim lëndët ushqyese, te ekuilibri i mikrobiomës së zorrëve, gjithçka lidhet ngushtë me atë që vendosim çdo ditë në pjatën tonë. Probiotikët, prebiotikët, enzimat tretëse… janë terma që i dëgjojmë gjithnjë e më shpesh, por a e dimë vërtet çfarë janë, si funksionojnë dhe çfarë roli kanë në shëndetin tonë? A na duhen të gjithëve suplementet, apo kujdesi për zorrët fillon me zgjedhjet e përditshme ushqimore? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më mirë se si mund të kujdesemi për shëndetin e sistemit tonë tretës, diskutojmë në Rreze Dielli me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike. Me të do të flasim për ndryshimin mes probiotikëve dhe prebiotikëve, ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme dhe rolin e enzimave tretëse. Do të ndalemi edhe te shqetësime të zakonshme, si fryrja, gazrat dhe rëndesa pas ushqimit, për të kuptuar kur mund të jenë sinjale që nuk duhen neglizhuar. Dhe, mbi të gjitha, do të përpiqemi të zbulojmë se cilat janë ndryshimet e thjeshta, por të rëndësishme, që mund të bëjmë që sot në mënyrën tonë të të ushqyerit për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e zorrëve.
-
Fryrja e barkut pas ushqimit s'është normale /Altin Joka zbulon ç'po ndodh në zorrët tuaja!
Kur ndihemi të rënduar pas ushqimit, kemi fryrje barku apo kur përjetojmë vështirësi në tretje, shpesh fajësojmë ushqimet që konsumojmë. Por, një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë edhe enzimat tretëse, pasi ato ndihmojnë organizmin të zbërthejë ushqimin në përbërës më të vegjël, në mënyrë që trupi të mund t’i përthithë dhe t’i përdorë për energji dhe funksionet e tij jetësore. Naturopati Altin Joka shpjegon si funksionojnë enzimat, cilat janë shenjat që mund të tregojnë një problem me tretjen dhe kur kemi vërtet kemi nevojë për suplemente?
-
Nga ZORRËT nisin sëmundjet! Këto 3 hapa ju SHPËTOJNË! / Altin Joka
Shëndeti ynë nis nga brenda, dhe zorrët luajnë një rol shumë më të rëndësishëm në mirëqenien tonë sesa mund ta mendojmë. Nga mënyra si tretim ushqimin dhe përthithim lëndët ushqyese, te ekuilibri i mikrobiomës së zorrëve, gjithçka lidhet ngushtë me atë që vendosim çdo ditë në pjatën tonë. Probiotikët, prebiotikët, enzimat tretëse… janë terma që i dëgjojmë gjithnjë e më shpesh, por a e dimë vërtet çfarë janë, si funksionojnë dhe çfarë roli kanë në shëndetin tonë? A na duhen të gjithëve suplementet, apo kujdesi për zorrët fillon me zgjedhjet e përditshme ushqimore? Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më mirë se si mund të kujdesemi për shëndetin e sistemit tonë tretës, diskutojmë në Rreze Dielli me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike. Me të do të flasim për ndryshimin mes probiotikëve dhe prebiotikëve, ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme dhe rolin e enzimave tretëse. Do të ndalemi edhe te shqetësime të zakonshme, si fryrja, gazrat dhe rëndesa pas ushqimit, për të kuptuar kur mund të jenë sinjale që nuk duhen neglizhuar. Dhe, mbi të gjitha, do të përpiqemi të zbulojmë se cilat janë ndryshimet e thjeshta, por të rëndësishme, që mund të bëjmë që sot në mënyrën tonë të të ushqyerit për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e zorrëve.
-
Byrek i shpejtë me spinaq me vetëm 2 petë me palosje nga Mirela Andoni
Byrek me spinaq
Përbërësit:
- 500 g miell Ola
- 250 ml ujë
- 1 lugë e vogël me kripë
- 1 kg spinaq
- Djathë të bardhë
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Formojmë brumin me miell, kripë dhe ujë. E ndajmë në dy pjesë, secilën e hapim petë të madhe e lyejmë me vaj, e palosim disa herë dhe e hapim përsëri. E shtrojmë në tavë të lyer me vaj, shtypim spinaqin me duar dhe kripë, e shtrydhim edhe e vendosim mbi petë, shtojmë thërrime djathi dhe vaj ulliri. Hapim petën tjetër po në të njëjtën mënyrë me palosje. E shtrojmë në tavë, e lyejmë me vaj ulliri sipër dhe e pjekim për 25-30 minuta në 200 gradë Celsius.
-
Ëmbëlsirë me ftonj të aromatizuar me hibiskus nga zonja Mirela
Ëmbëlsirë me ftonj të aromatizuar me hibiskus
Përbërësit:
- 3 ftonj
- 100 g sheqer
- 1 lugë mjaltë
- 1 shkop kanellë
- Lule hibiskus
- Ujë sa të mbulohen
Përgatitja:
Ftonjtë i ndajmë në mes edhe i pastrojmë nga lëkura dhe farat, i vendosim në tenxhere me ujë, sheqer, kanellë, hibiskus dhe mjaltë, i ziejmë ngadalë derisa shërbeti të trashet e të zbuten. I kthejmë nga të dyja anët që të marrin ngjyrën e kuqe dhe shijen e hibiskus.
-
'Supa e jetës' me panxhar, Mirela Andoni tregon sekretin e shijes perfekte
Supa e jetës
Përbërësit:
- 1 qepë e kuqe
- 2 karrota
- 1 panxhar
- 1 mollë renetë
- 2 patate të vogla
- 1 finok i vogël ose fara finoku
- Hudhër
- Xhenxhefil
- Trumzë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisni trumzën, hudhrën dhe xhenxhefilin, shtoni të gjitha perimet dhe ujë të nxehtë. I zieni për 15-20 minuta sa të zbuten, më pas bluajini në blender. Rregulloni shijen me kripë e pak limon ose uthull dhe gati t'a shijoni.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 28 tetor 1998/ Pas tragjedisë së Otrantos supermasa për bllokimin e trafikut, policia ultimatum:Do qëllojmë skafistët
Pas tragjedisë së Otrantos ku dy skafe ishin përplasur dhe kishin humbur jetën dy gra e një fëmijë policia po merrte masa të ashpra për bllokimin e trafikut të qënieve njerëzore në drejtim të Italisë. Trafiku i klandestinëve kishte vënë në alarm edhe shtetin fqinj pasi ministrja e Brendshme Jervolino do të vizitonte Tiranën ndërsa policia arriti deri aty sa të deklaronte se do qëllonte mbi skafistët. Gazeta Zëri i Popullit në numrin e datës 28 tetor 1998-të në faqe të parë shkruan: “ Policia:Do t’i qëllojmë skafistët” duke theksuar ultimatumin e dhënë. Në RD botimin e Partisë Demokratike kishte akuza se pas skafeve të vdekjes qëndronte mafia politike. Në Gazetën Koha Jonë titulli kryesor ishte : Qeveria e përzier me fajdet” ndërsa në Gazetën Shqiptare botohej një intervistë e njeriut që bënte lidhjen e shqiptarëve me tregun e zi të organeve.
-
Reduktimi i TVSH në 6% për ushqimet, Sejdarasi: Nuk shkon e gjitha te konsumatori! Muço: Dhjetori do ta tregojë! Ekspertët: E nevojshme, do të ulë koston e jetesës
Reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20 në 6% për produktet e shportës, do të ketë një ndikim të lehtë në xhepat e qytetarëve, shprehen të ftuarit. Eksperti Violdi Danaj mendon se efekti do të jetë i menjëhershëm. Ergis Sefa nga Altax shton se kjo lëvizje do të rishpërndajë të ardhurat.
-
Begaj thërret konsultime për datën e zgjedhjeve, Spaho: Protestuesit të dalin me formacion politik dhe të marrin pjesë! Dhuna në protesta, qasje primitive
Sipas ish-deputetit Spaho, nëse krijimi i lëvizjes politike nga protestuesit nuk ndodh, kjo do të ndikojë edhe në mosrealizimin e dialogut që kërkon kryeministri. Lidhur me zhvillimet e protestave të dhunshme, Spaho thotë se protestuesit që distancohen nga dhuna duhet të jenë ata që vendosin kufirin e qartë.
-
Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe
Gjergji Ogreni këshilltar i PS ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku foli për protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 15 ditësh. E ftuar ishte edhe një studente ku u shpreh se protestuesit kërkojnë zgjidhje politike.
-
'Nuk është vetëm protestë studentësh', deputeti socialist në Report TV: Grupe të opozitës nxisin dhunën për të destabilizuar Shqipërinë!
Deputeti socialist thotë se dhuna ka ulur pjesëmarrjen në protesta dhe se paketa e qeverisë kundër vandalizmit synon të ndajë protestuesit nga personat që nxisin dhunën.
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Tetor 2026, Receta/ Zgjedhja e mishit, sekretet e kasapëve/ Maskë japoneze për fytyrën
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto pule të mbushura / Supë me hithra / Petulla me brumë të thartuar.
Mishi është një nga produktet që zë një vend të rëndësishëm në tryezat tona, por kur shkojmë te kasapi, shpesh zgjedhim me sy, me çmim ose thjesht sipas zakonit. A e dallojmë vërtet mishin e freskët? A e dimë se cila pjesë është më e përshtatshme për tavë, për qofte apo për një supë të mirë? Pse disa pjesë të mishit kushtojnë më shumë se të tjerat? Dhe çfarë duhet të dimë para se të kërkojmë gjysmë kilogrami mish të grirë? Po fileton e pulës dimë ta zgjedhim, po kockat pse kanë çmime të ndryshme dhe cilat na bëjnë më.tepër punë? Me kameran e “Rreze Dielli” kemi ardhur te një dyqan mishi në kryeqytet, “Mish Berati”, për të zbuluar disa sekrete të zanatit dhe për të marrë këshilla që mund t'i përdorim që në blerjen e radhës.
Në rubrikën "Bëje vetë”, Niki dhe Stela na tregojnë se për një lëkurë të bukur dhe plot shkëlqim, ndonjëherë nuk na duhet të kërkojmë shumë larg! Sot ato sjellin një maskë të thjeshtë që mund t’a përgatisim në kushtet e shtëpisë, me përbërës që i kemi lehtësisht në kuzhinë. Një prej maskave më të mira japoneze me bazë sodën e bukës, një maskë që premton një lëkurë të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim. Por jo vetëm përbërësit kanë rëndësi, shumë rëndësi ka edhe mënyra se si e aplikojmë maskën. Niki dhe Stela tregojnë në “Rreze Dielli” hap pas hapi si të realizojmë një nga maskat më efikase për fytyrën dhe si duhet aplikuar.
-
Sekreti japonez me sodë buke që rinon fytyrën / Do habiteni nga rezultati!
Në rubrikën "Bëje vetë”, Niki dhe Stela na tregojnë se për një lëkurë të bukur dhe plot shkëlqim, ndonjëherë nuk na duhet të kërkojmë shumë larg! Sot ato sjellin një maskë të thjeshtë që mund t’a përgatisim në kushtet e shtëpisë, me përbërës që i kemi lehtësisht në kuzhinë. Një prej maskave më të mira japoneze me bazë sodën e bukës, një maskë që premton një lëkurë të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim. Por jo vetëm përbërësit kanë rëndësi, shumë rëndësi ka edhe mënyra se si e aplikojmë maskën. Niki dhe Stela tregojnë në “Rreze Dielli” hap pas hapi si të realizojmë një nga maskat më efikase për fytyrën dhe si duhet aplikuar.
-
‘Ja si po ua fusin me MISHIN’, kasapi zbulon sekretin
Mishi është një nga produktet që zë një vend të rëndësishëm në tryezat tona, por kur shkojmë te kasapi, shpesh zgjedhim me sy, me çmim ose thjesht sipas zakonit. A e dallojmë vërtet mishin e freskët? A e dimë se cila pjesë është më e përshtatshme për tavë, për qofte apo për një supë të mirë? Pse disa pjesë të mishit kushtojnë më shumë se të tjerat? Dhe çfarë duhet të dimë para se të kërkojmë gjysmë kilogrami mish të grirë? Po fileton e pulës dimë ta zgjedhim, po kockat pse kanë çmime të ndryshme dhe cilat na bëjnë më tepër punë? Me kameran e “Rreze Dielli” kemi ardhur te një dyqan mishi në kryeqytet, “Mish Berati”, për të zbuluar disa sekrete të zanatit dhe për të marrë këshilla që mund t'i përdorim që në blerjen e radhës.
-
Petulla ezmerka, super të buta pa asnjë pikë vaj nga zonja Mirela
Petulla me brumë të thartuar
Përbërësit:
- 100 g tharm
- 500 ml ujë
- 12 g kripë
- 650 g miell Ola
- Vaj Gold për skuqje
Përgatitja:
Në darkë pasi të formoni brumin me të gjithë përbërësit e lini të pushojë 1 orë, e palosni, e mbuloni me një pecetë pambuku dhe i skuqni në mëngjes.
-
Fileto pule të mbushura në shtrat salce nga zonja Mirela
Fileto pule të mbushura
Përbërësit:
- 2 fileto pule
- Djathë që shkrin (gouda)
- 100 g spinaq
- 300 ml salcë domate
- Borzilok
Përgatitja:
Filetot e pulës i presim hollë sipas gjatësise në 2 - 3 pjesë, i shtypim dhe i hollojmë me rrahës mishi, i marinojmë me kripë dhe piper, i mbushim me djathin gouda dhe fleta spinaqi. I rrotullojmë role edhe i vendosim në tavë ku kemi shtuar salcën e domateve. Marinojmë pjesën lart me kripë, piper, borzilok dhe vaj ulliri. I pjekim në furrë të parangrohur me 200° për 20-30 minuta derisa të marrin ngjyrë.
-
Supë me hithra dhe patate nga zonja Mirela
Supë me hithra
Përbërësit:
- 1 tufë me hithra, radhiqe dhe lëpjetë
- 2 qepë të njoma
- 1 thelpi hudhër
- 2 patate
- 1 degë nenexhik
- 200 ml qumësht
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
- 500 ml ujë
Përgatitja:
Hithrat i vendosim në ujë të nxehtë për 2 minuta. Kaurdisim qepën, hudhrën dhe patatet në vaj ulliri me kripë dhe piper, në fund shtojmë hithrat. Hedhim ujë dhe i ziejmë, 5 minuta e fundit shtojmë dhe qumështin. I kalojmë në grirës elektrik dhe e bëjmë supën kremoze. E servirim me pak vaj ulliri dhe mente.
-
Çfarë shkruanin gazetat më 27 tetor 1998/ Tjetër tragjedi në Otranto, pas përplasjes së dy skafeve mbyten dy gra e një fëmijë, dhjetëra të zhdukur
Tjetër tragjedi rregjistrohej në det. Pranë Otrantos ishin përplasur dy skafe që dërgonin klandestinë shqiptar në Itali dhe kishin humbur jetën dy gra e një fëmijë ndërsa disa shqiptarë të tjerë rezultonin të zhdukur. Kjo ngjarje e rëndë kishte ngritur alarmin dhe kishte sjellë një trishim të madh dhe ishte fokusi kryesor i shtypit të shkruar në datën 27 tetor të vitit 1998-të. Gazeta Koha Jonë shkruan : “Otranto, varri i madh i shqiptarëve” ndërsa në Gazetën Shqiptare titulli kryesor ishte ky: “ Skafet,fytyra e vdekjes”. Kjo ngjarje që ishte e radhës në Otranto kishte sjellë edhe lëvizjen e shtetit që kishte nisur një aksion për sekuestrimin e “taksive të vdekjes”. Nga ana tjetër edhe autoritetet italiane ishin në alarm.