120 vjetori i lindjes së Mihal Cikos, liriku i parë shqiptar kujtohet në Korçë! Fraku i tij i dhurohet teatrit 'Andon Zako Çajupi'! I biri: Kishte karakter të fortë dhe vendosmëri

31 Gusht 2022, 11:44

Në 120-vjetorin e lindjes, u kujtua liriku i parë shqiptar Mihal Ciko në vendlindjen e tij në Korçë. Këngë patriotike, një ekspozitë dhe dokumentari “Rrënjët” sollën të plotë jetën e Cikos. I biri, Zhani Ciko foli për të atin mes emocionesh, ndërsa teatrit  “Andon Zako Çajupi” iu dhurua fraku i tij.