127 qytetarë nga Kosova morën pasaportën shqiptare në 2022, Hoxha: Fluks i madh aplikimesh në Kukës e Has

18 Shkurt 2023, 15:42

127 qytetarë nga Kosova, më së shumti të zonave kufitare me Kukësin, Hasin dhe Tropojën kanë fituar shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2022, ndërkohë që numri aplikuesve është gjithnjë në rritje. Posedimi i një pasaporte shqiptare u mundëson atyre lëvizjen e lirë në zonën Shengen.