13 kg kokainë në autobusin e linjës Durrës-Milano, pronari dhe shoferi mohojnë të kenë lidhje me drogën

1 Maj 2023, 11:51

Burime bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme metalike në mes të autobusit, ku ngarkohen bagazhet dhe ishte salduar në skajet e saj për të mos u dalluar. Droga u zbulua nga qentë e stërvitur të cilët kanë nuhatur dhe zbuluar vendndodhjen duke bërë që të niste menjëherë prerja e pjesës metalike për të ushtruar kontrolle në strukturën e autobusit ku edhe u gjend lënda narkotike